Connect with us

Lifestyle

Një punë për çdo moshë, që fëmijët të qëndrojnë larg ekranit të tabletit

Me fëmijët nuk do abuzuar e nuk do u do dhënë më shumë përgjegjësi nga ç`duhet e nga ç`mund të mbajnë. Ama fëmijët duhen vënë edhe në punë. Duhet të nisë që herët angazhimi i tyre në punë të vogla, por përshtatur me moshën.

2-5 vjeç mund të sistemojë fare mirë. Në këtë fazë duhet të mësojë pasojën e rrëmujës dhe të vendosë vetë rregullin, të paktën në dhomën e tij dhe me lodrat e tij. Duhet të dijë që nëse do ta zbrazë kutinë e lodrave, atëherë pasi të mbarojë së luajturi duhet t`i rifutë në kuti.

Pastaj mund të vazhdojë me sistemin e tavolinës kur mbaron së ngrëni apo të shtratit.

6-7 vjeç duhet të mësojë të ndihmojë dhe të jetë pjesë e grupit. Në këtë moshë, fëmijët janë në gjendje të ndihmojnë më shumë nëpër shtëpi. Kjo është një kohë e mirë për t`i mësuar rëndësinë e punës në ekip dhe për të ndihmuar të tjerët: fëmijët mund t’ju ndihmojnë në gatim, shtrimin e tryezës, bërjen e listës së ushqimeve dhe mbajtjen e qeseve të vogla nga dyqani. Kujdesi për një kafshë shtëpiake jo vetëm që i mëson të ndihmojnë por është edhe argëtim.

8-9 vjeç duhet të mësojë që gjithçka ka vendin e vet. Ndërsa fëmijët rriten, ata mund të marrin më shumë përgjegjësi për veten e tyre, si për shembull menaxhimi i gjërave të tyre. Në këtë mënyrë, fëmija mëson të jetë i qëndrueshëm dhe si ta mbajë të rregullt hapësirën e tij të jetesës. Punë të sugjeruara: organizimi i gjërave të tyre, palosja e rrobave, shtrimi dhe ngritja e tryezës.

10-11 vjeç duhet të bëhet më i pavarur. Koha për detyra më të mëdha! Paketimi i bukës me vete ose përgatitja e mëngjesit para shkollës janë punë që duhen mësuar. Kjo do t’i ndihmojë me aftësitë e tyre për menaxhimin e kohës dhe zgjidhjen e problemeve.

12-15, mësimi i vendosjes së prioriteteve. Për adoleshentët, punët mund të ndihmojnë në ndërtimin e vetëvlerësimit. Punët e sugjeruara: larja e makinës, puna në oborr, pastrimi, kositja e lëndinës, ndërrimi i çarçafëve, hekurosja dhe larja e xhamave.

Advertisement