Rajon
Bërnabiç i del në mbrojtje Vuçiç: Presidenti i parë serb që priti kryeministrin shqiptar në 68 vjet
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar me kritika ndaj deklaratës së deputetit gjerman Michael Roth, posi ky i fundit i bëri thirrje SHBA-së dhe BE që të ndryshojnë strategjinë e tyre ndaj Ballkanin Perëndimor dhe Serbisë. Ai gjithashtu deklaroi se presidenti serb, po ndjek rrugën e nacionalizmit dhe urrejtjes.
Ndërsa i ka dalë në mbrojtje presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja serbe thotë se komentet e deputetit gjerman janë akuza që nxisin urrejtjen.
Po ashtu Brnabiç s’i kurseu kritikat as ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit po i mohon serbëve të drejtën e votës.
“Postimi juaj është një shembull tipik i politikës së ashtuquajtur “Akuza në pasqyrë (AiM)”. Sipas definicionit, AiM është një teknikë e nxitjes së gjuhës së urrejtjes. Ju në thelb po akuzoni Presidentin Aleksandër Vuçiç për nacionalizëm dhe urrejtje edhe pse ai ishte kryeministri i parë serb që priti kryeministrin shqiptar në 68 vjet dhe publikisht bëri thirrje për “pajtim historik” midis serbëve dhe shqiptarëve, ndër shumë gjëra të tjera që ka bërë në 10 vitet e fundit”, ka thënë ajo.
Reagimi deputetit gjerman:
“Është vonë për BE-më dhe SHBA-në të riformësojnë strategjinë në lidhje me Ballkanin Perëndimor+Serbinë. Presidenti Vuçiç minon parimet udhërrëfyese të BE-së, i fryn nacionalizmin, urrejtjes. Ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm për të nxitur pajtimin, sundimin e ligjit , demokracinë”, ka thënë ai në postim në Twitter