Kronike
Pezullohen 3 punonjës policie në Korçë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/policia-19.jpg)
Pezullohen 3 punonjës policie. Burime bëjnë me dije se me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.
Sipas informacioneve mësohet se 3 punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur.
Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)