Politike
‘Fratelo, porosinë ta kreva’/ Zbardhen bisedat e Ahmetajt dhe Mërtirit
Arben Ahmetaj është një hap larg arrestimit, ndërkohë që ditën e sotme janë zbuluar detajet mbi hetimin e ish-zëvendëkryeministrit. Gjatë kontrolleve është gjetur një celular “Blackberry” në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Aparati është përdorur nga vetë ish-zyrtari i lartë. Ai është ekzaminuar nga hetuesit, që kanë konstatuar se pjesa më e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekspertët teknologjikë kanë arritur t’i rikuperojnë.
Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj, ka pasur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit, “hijes” së inceneratorëve.
Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport të afërt pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.
PJESE NGA BISEDAT
Mirel Mërtiri: Tek ‘Dreri’ jam ulur unë o la. Vonohesh?
Arben Ahmetaj: Për pak, jam akoma në mbledhje grupi.
*Kohë më vonë zhvillohet tjetër bisedë mes tyre për një porosi që me sa duket Mërtiri ia kishte kryer Ahmetajt. Në episodet mes tyre, vihet re komunikimi i lirshëm, me nofka ndaj njëri-tjetrit.
Mirel Mërtiri: Fratelo, porosinë ta kreva.
*Në një episod tjetër flitet po për takimin mes tyre.
Arben Ahmetaj: Tek ‘Sky’ jam. Ok, më thuaj kur e ke për mbarë.
Mirel Mërtiri: Ok, po vendose gjë, më thuaj deri nga ora 1.
Arben Ahmetaj: Është e gjithë PS në Korçë./joq