Politike
Samiti i NATO-s/ Rama zbulon detaje nga takimi me Erdogan
Kryeministri Edi Rama është takuar me Erdogan gjatë samitit të NATO-s në Lituani. Rama bën të ditur se së bashku kanë diskutuar për rajonin. Por, theksin kreu i Qeverisë e ka vënë tek situata në veri të Kosovës, të cilën e ka konsultuar dhe me Erdogan.
‘Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës’– shkruan Rama teksa ka ndarë fotot nga takimi.