Connect with us

Lifestyle

Uji nuk është pija më hidratuese, çfarë të konsumoni në verë

Nëse deri më sot keni menduar se konsumimi i ujit është e vetmja zgjidhje për të qëndruar të hidratuar, po ju themi se e keni gabim. Ndoshta po mendoni se në vend të parë janë pijet sportive, për shkak të marketingut që u bëhet, por jo, as ato! Besojeni ose jo, uji dhe pijet sportive qëndrojnë përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë në listën e pijeve më hidratuese.

Sipas studimeve, më hidratues se çdo pije tjetër është qumështi i skremuar. Kjo për shkak se ai përmban laktozë qumështi, sodium, si dhe proteina e yndyrna, të cilat zvogëlojnë nevojën për të urinuar duke na mbajtur të hidratuar për shumë kohë.

Kështu që tani e dini zgjidhjen, kur të ndiheni të etur, ose kur të ndjeni se keni nevojë të hidratoheni, qumështi i skremuar është zgjidhja.

Sipas një studimi të Universitetit të St. Andrews i Skocisë, qumështi është pija që i siguron trupit hidratimin më të mirë dhe afatgjatë.

Studiuesit zbuluan se uji – si i qetë ashtu edhe i gazuar – bën një punë mjaft të mirë për të rihidratuar shpejt trupin, por pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.

Advertisement