Connect with us

Rajon

Pamje apokaliptike/ Greqia ‘pushtohet’ nga qielli i kuq

Greqia po përjeton sërish situatë të vështirë me zjarret edhe këtë verë.

Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zona industriale të  Magulës në Athinë thotë se dëmet janë kolosale dhe se kjo zonë ka shumë dëmtime nga zjarret.

Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin.

Qindra hektarë pyje janë nën pushtimin e flakëve, ndërsa zjarret po i afrohen edhe zonave të banuara.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe flakëve. Vitin e kaluar

Greqia shënoi zjarret më të rënda që nga viti 2006./tch

Advertisement