Bota
Me të nxira në trup, qeni endacak shpëton foshnjën e hedhur në plehra
Libani u trondit nga historia e një foshnje, që u hodh në koshin e mbeturinave e mbështjellë me një cante plastike të zezë plehrash dhe u shpëtua aksidentalisht nga një qen endacak.
Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës. Sipas mediave të huaja, një qen endacak po mbante një çantën në gojë, kur një kalimtar dëgjoi fëmijën duke qarë.
Foshnja u dërgua në spital nga një kalimtar i panjohur dhe më pas u transferua në Spitalin Qeveritar të Tripolit.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.
Rasti ka tronditur vendin dhe kanë ardhur shumë oferta për të adoptuar foshnjën. Megjithatë, javët e fundit, disa raste të abuzimit të fëmijëve kanë dalë në dritë në Liban.
Javën e kaluar, një punonjës i çerdhes u arrestua dhe objekti u mbyll, pasi në një video të publikuar, u pa duke abuzuar me foshnjat.