Thinking ...
Connect with us

Rajon

Përleshje mes bandave në Greqi, plagoset një 40-vjeçar, arrestohet shqiptari

Një përleshje mes rreth 15 personash ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit, në Athinë.

Sipas Policisë greke, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon. Personat janë përfshirë në një konflikt fizik, ndërsa motivi i përleshjes ende nuk është bërë i ditur.

Gjatë incidentit, një 40-vjeçar me origjinë indiane është plagosur në stomak dhe kofshë me një objekt të mprehtë. Ai është transportuar me ambulancën e EKAB-it drejt spitalit “Kryqi i Kuq”, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy shtetas grekë, 26 dhe 30 vjeç, si dhe një shtetas shqiptar 36-vjeçar.

Ndaj tre të arrestuarve është ngritur procedim për plagosje të rrezikshme trupore në bashkëpunim. Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përleshjes.

Advertisement