Sport
Greqi ‘mbërthehet’ nga flakët, zjarret dalin jashtë kontrollit
Erërat e mbrëmjes kanë favorizuar zjarret masive pranë Athinës në Greqi teksa përveç dëmeve ato po helmojnë dhe ajrin e qyteteve, në një tragjedi akoma më të rëndë se ato të viteve të mëparshme.
Zjarrfikësit grekë thonë se po përpiqen të vënë katastrofën nën kontroll por numri i tyre është i vogël dhe detyra është tepër e madhe.
Zjarret masive u shfaqën të martën në perëndim të Athinës dhe tashmë kanë djegur 35 kilometra katrorë pyje dhe zona shkurrore.
Shumë rezidentë kanë refuzuar urdhrat e evakuimit dhe po luftojnë me flakët për të shpëtuar shtëpitë e tyre.
72 vjecarja Krisula Renieri përpiqej të shpëtonte shtëpinë e familjes por zjarret kishin ndërprerë furnizimin me ujë në zonë.
“Eshtë shkatërruar gjithçka, kemi pësuar shumë dëme”, tha ajo.
Nuk dihet se çfarë i shkakton zjarret teksa i nxehti ka pllakosur disa vende të Mesdheut si Spanja, Italia e Greqia.
Masa kryesore e autoriteteve në zonat e përfshira nga zjarret është shpallja e “gjendjes së emergjencës” dhe dhënia e urdhrave të evakuimit, siç ndodhi dje në ishullin Rodes.
Në Itali e Spanjë temperaturat kanë kaluar 40 gradë në disa vende dhe autoritet japin paralajmërime për mbrojtjen e fëmijëve, më të vjetërve dhe atyre me probleme shëndetsore.