Connect with us

Rajon

Evakuohen 30.000 vetë, pushime të djegura për mijëra turistë në Rodos

Natë kaotike në ishullin grek të pushimeve, Rodos. Për mijëra turistë pushimet shprehimisht u dogjën. Sipas AFP gjithsej janë evakuuar 30.000 vetë pas shpërthimit të zjarreve masive. Më shumë se 2000 prej tyre, shumica pushues u morën me anije nga plazhet, njoftoi roja bregdetare greke, por edhe me autobusë. Jo pak turistë duhej të ecnin me këmbë në përpjekje të dilnin nga zona e rrezikut, pas rrugëve të bllokuara. Temperaturat rreth 40 gradë kanë përfshirë Greqinë prej ditësh. Shumica e të evakuuarve janë dërguar në veri të ishullit për t’u strehuar në salla sporti apo shkolla. Zjarret ende nuk janë shuar.
May be an image of 8 people, crowd and text
May be an image of 1 person and fire
May be an image of fire and text
May be an image of 3 people and fire
May be an image of 10 people, crowd, road and text
May be an image of 5 people
Advertisement