Connect with us

Kronike

Eksploziv në derë të shtëpisë në Shkodër, detajet e para

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në veri të vendit, në qytetin e Shkodrës. Mësohet se eksplozivi i është vënë në derë të shtëpisë shtetasit të indentifikuar si Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”.

Njoftimi:  SHKODËR

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement