Kosova
Albin Kurti, emri i rradhës për t’u shpallur NON GRATA nga SHBA
Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri Albin Kurti, pas sanksioneve të SHBA-së ndaj kreut të BIA-s, Aleksandër Vulin, ka frikë se emri i tij do ishte hapi i radhës i Washingtonit
“Besoj se pas vendosjes së sanksioneve për Vulin, Kurti pati frikë se ai ishte i radhës”. “Sikur të mos ishte kështu, Kurti do të vazhdonte të bënte akrobaci në veri, duke shkaktuar probleme dhe incidente”, tha Ramush Haradinaj, duke shtuar se kryeministri e di qe nese vazhdon me kete sjellje, emri I tij do jete ne listen e sanksioneve te SHBA
“Kurti e di se do të dënohet rëndë nëse vazhdon sjelljen e tij destabilizuese dhe të panevojshme. Ambasadori anglez, i cili është mik i madh i Kosovës, tha se nuk e kupton qëllimin e njësive speciale në ndërtesat komunale. Nuk do ta lejojnë këtë lloj sjelljeje”, ka shtuar Haradinaj.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se tani e tutje, bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA-të do t’i vënë në dukje obligimet e marra nga marrëveshja pa shumë tolerancë.