Connect with us

Aktualitet

‘Drogë, pastrim parash, bandë krimianale’, inteligjenca australiane artikull Tom Doshit

Agjencia më e lartë e inteligjencës kriminale e Australisë dyshon se Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan shqiptar me lidhje me kryeministrin Edi Rama, drejton një grup kriminal që kryen mashtrime me letrat për emigrantët, trafikon drogë dhe pastron para, por nuk përjashtohet edhe kryerja e veprave të tjera penale në Australi.

Ky klan me qendër në Shkodër, një qark në Shqipërinë veriperëndimore, ka abuzuar sistematikisht me sistemin e emigracionit të Australisë për të ndërtuar “një strukturë të tërë kriminale shqiptare të krimit të organizuar”. Dokumentet, të prodhuara nga Komisioni Australian i Inteligjencës Kriminale (ACIC) dhe të shpërndara në agjencitë policore vendase dhe të huaja, bazohen në raporte të shumta nga forcat e policisë lokale dhe informacione nga organet e huaja të zbatimit të ligjit. Ata u panë nga gazetarët nga OCCRP dhe gazetat australiane si “The Age” dhe “Sydney Morning Herald”.

Dosjet përshkruajnë se si, që nga viti 2000, klanet shqiptare kanë përdorur mashtrimin dhe lidhjet familjare me agjentët e emigracionit për të zhvendosur njerëzit e tyre në Australi, duke ngritur grupe në Adelaide, Melburn, Perth dhe gjetkë. Doshi përshkruhet në dosje si “kreu” i një sindikate “që përbëhet kryesisht nga familja e tij e gjerë”.

Ndonëse dokumentet nuk përmbajnë detaje rreth aktiviteteve të tij specifike, ato theksojnë se 8 nga të afërmit e tij kanë qenë “të implikuar” në “hetimet për pastrimin e parave të drogës”. Të afërmit e tij thuhet në raporte se kanë marrë viza australiane duke përdorur dokumentacion të rremë. Njëri aktualisht përballet me akuzat për trafik droge.

Doshi nuk është akuzuar për asnjë krim në Australi. Në vendlindje, ai ka ndërtuar një perandori biznesi që ka përfituar shumë nga kontratat shtetërore. Ai u caktua “persona non grata” nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 për “përfshirje në korrupsion të rëndësishëm” dhe u detyrua të linte postin si deputet në vitin 2021. Por përfshirja e tij në rrjetin kriminal australian nuk është zbuluar kurrë më parë.

Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë i përfshirë në asnjë mënyrë me kontrabandën e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, trafikun e armëve, pastrimin e parave, apo emigracionin e paligjshëm në Australi, apo Shqipëri apo kudo tjetër,”- ka shkruar Doshi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

“Në fakt, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kam qenë mbështetës i fuqishëm i luftës kundër këtyre aktiviteteve. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë ‘klan kriminal’ shqiptar me bazë në Australi, apo me ndonjë kriminel shqiptar kudo,”- ka shkruar ai.

“Vëllezërit e motrat e mia dhe fëmijët e tyre janë gjithsej 33. Unë kam pak ose aspak kontakt me ta përveçse i takoj në funerale apo festime familjare.”

Në një email drejtuar gazetarëve, Doshi e përshkroi veten si një “katolik i devotshëm” dhe një “dhurues bujar për Kishën”.

“Ata pëlqejnë të dominojnë”

Grupet kriminale shqiptare janë shumë aktive në tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe shumë vende të tjera në shumë kontinente. Operacionet e tyre të mirëorganizuara dhe sistematike në Australi nxjerrin në pah kërcënimin nga zgjerimi i tyre ndërkombëtar.

Ndër aftësitë e tyre kryesore, thonë zyrtarët aktualë dhe ish-zbatues të ligjit, është përdorimi i rregullave të emigracionit për të kontrabanduar anëtarët e tyre në vendet ku ata veprojnë.

“Shpesh aplikantët do të aplikojnë për një vizë të caktuar duke e ditur se ajo do të refuzohet,“- thuhet në një nga dosjet e inteligjencës australiane, “por [ata] shfrytëzojnë procesin e gjatë të apelimit në mënyrë që të mund të gjenerojnë prova për të mbështetur një aplikim tjetër për vizë.”

“Ata janë shumë të aftë. Gangsterët shqiptarë në Australi shfaqin dhunë ekstreme,“-tha Komandanti i Policisë Victoria, Paul O’Halloran.

Tony Saggers, një ish-oficer i rangut të lartë në Agjencinë Kombëtare të Krimit të Britanisë, ka kaluar vite duke gjurmuar kriminelët shqiptarë.

“Vetëm ta jenë pjesë e tregut nuk mjafton për ta, atyre u pëlqen të dominojnë,” tha ai për përfshirjen e tyre në tregtinë e drogës.

origjinën shumë prej këtyre grupeve kriminale. Doshi, një sundimtar politik në Shkodër, shfaqet në dokumente si lideri i dyshuar i një grupi të krimit të organizuar të përbërë nga të afërmit e tij, të cilësuar si “sindikata e familjes Doshi”.  Anëtarët e klanit, thonë dokumentet, u vendosën nga zyrtarët australianë në një “listë të personave me interes” të krimit të organizuar shqiptar. Kjo listë u nda më pas me agjencitë e zbatimit të ligjit në shumë vende evropiane. Dokumenti sugjeron se këto agjenci kanë identifikuar gjithashtu anëtarë të klanit Doshi në listë nga hetimet e tyre.

Dokumentet përfshijnë gjithashtu një “studim rasti” që përshkruan një grua me “lidhje familjare me Doshin” që punon si “agjente e emigracioni” në Australi e cila “mund të lehtësojë aktivitetin [kriminal] për anëtarët e sindikatës të arrestuar për kultivim kanabisi dhe /ose janë të lidhura ngushtë me trafikun e kokainës.”

Dosjet nuk përmendin asnjë akuzë kriminale kundër gruas dhe tregojnë se nuk ka “baza për ta shkarkuar nga detyra e saj”.

Dosjet kanë detaje për dy nipat e Doshit. Dy burrat thuhet se janë anëtarë të sindikatës së trafikut të drogës Lleshi, një bandë që mban emrin e një familjeje tjetër, e cila, sipas dokumenteve, përdor fondet nga shitjet e shtëpive të kultivimit të kanabisit për të importuar kokainë në Australi.

Policia arrestoi një nga nipat e Doshit në Adelaide në mars 2022 dhe e akuzoi atë për trafik droge dhe pastrim parash pasi gjeti kokainë me vlerë 1.6 milion dollarë AU të fshehur brenda një makinerie. Nipi i Doshit kishte filluar të vizitonte shpesh Evropën pasi kishte marrë nënshtetësinë australiane pothuajse një dekadë më parë. Ai dhe familja e tij blenë prona të shtrenjta australiane, duke ngritur pyetje për hetuesit rreth të ardhurave të tij. Zyrtarët e gjykatës nuk iu përgjigjën pyetjeve rreth statusit aktual të personit nën hetim.

Nipi tjetër i Doshit nuk ndodhet më në Australi, por dyshohet se është ende i përfshirë në krimin e organizuar shqiptar dhe trafikun e nivelit të lartë të drogës. Sipas dosjes së tij të emigracionit australian të parë nga gazetarët, ai ka një histori dënimesh penale në vend që daton që nga viti 2012. Dosja citon një ministër që refuzoi kërkesën e tij për vizë duke thënë: Unë dyshoj në mënyrë të arsyeshme se [ai] ka qenë ose është anëtar i një grupi ose organizate … i përfshirë në vepra kriminale.

Në Shqipëri, ai u akuzua në vitin 2016 për sulm ndaj një punonjësi të policisë rrugore. Oficeri nuk pranoi të ngrinte akuza dhe rezultati i rastit nuk dihet.

Dy incidente të tjera të dyshuara të dhunës të kryera nga anëtarët e familjes Doshi gjithashtu nuk rezultuan me sanksion ligjor. Në fillim të këtij viti, djemtë e Doshit, James dhe Marcos, së bashku me truprojën e tyre, u akuzuan në Shqipëri për rrahjen e një burri me shufra hekuri dhe mosbindje ndaj urdhrave të policisë. Çështja u pushua pasi personi që u sulmua e përshkroi incidentin si një keqkuptim dhe kërkoi që të tre të mos ndiqen penalisht. Një gazetar shqiptar i dyshuar i sulmuar nga vetë Doshi në vitin 2008 gjithashtu refuzoi të ngrinte akuza kundër tij.

hyrë në sektorët e ndërtimit dhe karburantit, ndërsa Shqipëria iu nënshtrua një tranzicioni të shpejtë drejt kapitalizmit të tregut të lirë.

Doshi ndëroi një shtëpi në Australi në vitin 1997, duke blerë prona të shumta në qytetin jugor të Adelaide dhe duke jetuar mes dy vendeve për disa vite. Ishte gjatë kësaj periudhe që ai dyshohet se krijoi sindikatën kriminale. Por ai mbeti aktiv në vendlindje. Karriera e tij bëri hapin më të madh në vitin 2000 kur firma e tij “Aldosch Sh.pk” fitoi tenderët për të blerë dy kompani të mëdha shtetërore në sektorët e qumështit dhe farmaceutikës.

Teuta Shamku, një gazetare biznesi për një kohë të gjatë në Televizionin Publik Shqiptar, e përshkruan këtë fitore si një “surprizë”, veçanërisht pasi “Aldosch” u lejua të privatizonte dy kompani që operonin në zona shumë të ndryshme.

Për më tepër, Aldosch nuk ishte një emër i madh në biznesin shqiptar në atë kohë

saj gjermanë disa vite më vonë.

Sot kjo kompani, Profarma, dominon industrinë farmaceutike shqiptare. Ai përfiton shumë nga programi i Shqipërisë për “barnat e rimbursueshme”, i cili u lejon pacientëve të marrin medikamente të caktuara me tarifa të subvencionuara nga qeveria. Mbi një e treta e 352 medikamenteve të mbuluara nga programi prodhohen nga Profarma.

aktual të Doshit.

Në atdhe, viti 2015 gjithashtu “e gjeti” të përjashtuar nga Partia Socialiste pasi u grind me Ramën për të emëruarit politikë vendas. Për vite me radhë, Doshi dhe një aleat i tij parlamentar ishin nën hetim për pretendimin e rremë se kryetari i Kuvendit, asokohe Ilir Meta, kishte urdhëruar vrasjen e Doshit. Doshi më pas u shpall i pafajshëm.

Hetimi për pastrim parash u pushua dhe përfundimisht Doshi u akuzua vetëm për fshehje të ardhurash. Për këtë vepër penale prokurorët pretenduan se Doshi kishte nënvlerësuar pasurinë në të paktën 26 raste midis 2005 dhe 2014. Por në prill 2019 çështja u pushua dhe Doshi u shpall i pafajshëm.

Në përgjigje të kërkesave për koment, ILDKPKI u tha gazetarëve se në vitin 2019 i kërkuan Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të shqyrtonte nëse kompanitë e Doshit po ndiqnin ligjin e tatimeve. Autoriteti tatimor nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Ndërkohë Doshi ishte bërë deputet i pavarur dhe më pas kryetar i një partie më të vogël nën siglën e së cilës fitoi mandatin e katërt parlamentar në 2017.

Një vit më pas, Shtetet e Bashkuara e sanksionuan Doshin për “përfshirje në korrupsion të rëndësishëm” dhe me afrimin e zgjedhjeve të prillit 2021, presioni në rritje – duke përfshirë deklaratat publike të ambasadores së atëhershme amerikane, Yuri Kim –  e detyruan atë të jepte dorëheqjen nga mandati i tij si deputet. Por ai ende ka fuqi të konsiderueshme. Në videot e postuara në Facebook atë vit, teksa deklaronte mbështetjen për Partinë Socialiste të Ramës, ai tha se kandidatët e saj ishin zgjedhje, ishin të zgjedhur nga vetë ai.

shumë për të bërë dhe për këtë arsye ka hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, për t’u bërë një vend i denjë i familjes evropiane, duke vazhduar reformat dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Marrë dhe përkthyer nga occrp.org

Aktualitet

Skandali me mikrokreditë, Sejko jep llogari më 21 maj në Komisionin e Ekonomisë

Më 21 maj Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko do të jetë i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti u shpreh se guvernatorit do i kërkohet llogari se përse nuk janë marrë masa edhe për normat e interesit, shqetësim i ngritur 1 vit më parë.

“Na shetëson ose që ngre pikëpyetje është më pas pjesa e hipotekimeve apo blerjeve të kredive të këqija nga kompania në fjalë dhe lidhjen që ka kjo kompani apo kompani të tjera të mikro-financës me përmbaruesit dhe me noterët. Deri ku shkon mbledhja e kredive të këqija, roli dhe pse Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë hapa mbrojtëse apo rregullatore për këtë treg që ne kemi ngritur disa herë shqetësimin. Madje ne vjet e kemi patur guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në komision, çështja e mikro-kredive dhe mikro-financës është diskutuar enkas për shkak të normave të larta që ka ky sektor.” – tha deputetja e PD-së, Sorina Koti.

Ligjvënësja demokrate thotë se për këtë dëgjesë ka marrë edhe dakordësinë e deputetëve të mazhorancës, ndërkohë shtoi se hapi i radhës është hartimi i një ligji të dedikuar për sektorin e mikrokredisë.

“Duhen ndërmarrë masa një orë e më parë për ta stabilizuar dhe për ta futur në shina mikrokredinë, ashtu siç funksionon edhe në vendet e Bashkimit Europian. Ne na mungon legjislacioni për ta rregulluar këtë sektor, kështu që hapi i radhës është patjetër me urgjencë miratimi i një ligji për këtë sektor” – tha deputetja demokrate.

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro.

Continue Reading

Aktualitet

Çadrën me vete! Reshje shiu dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING