Connect with us

Kronike

Shqiptari përplasi karabinieren, zgjohet nga koma 37-vjeçarja

Mediat italiane kanë raportuar lajmin e mirë të zgjimit nga koma të karabinieres 37-vjeçare që dy javë më parë u përplas nga shqiptari Haxhi Çollaku.
Ky i fundit u vra nga kolegu i karabinieres pasi sulmoi patrullën.
Gjendja shëndetësore e 37-vjeçares ishte shumë e rëndë. Pritet që e dëmtuara të japë dëshminë e saj që ka për të qenë vendimtare për hetimet.
Prokurori do t’i shkojë në spital sapo ta lejojë gjendja e saj.
Advertisement