Kronike
Plagosja kosovarit në Shëngjin, policia: Autori u arrestua
Plagosja mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes një 66-vjeçari dhe një 59-vjeçari. Mësohet se autori i plagosjes është arrestuar nga policia, ndërkohë që arma e përdorur është sekuestruar si probë materiale.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Dy shqiptarë të Kosovës janë zënë mbrëmjen e djeshme në Kunë të Shëngjinit. Mësohet se një 66-vjeçar me emrin Hazir Berisha është konfliktuar me 59-vjeçarin Selim Bllaca.
Gjatë sherrit, 66-vjeçari ka qëlluar me thikë në zemër 59-vjeçarin. Bllaca është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Berisha është arrestuar nga policia. Shkaku i sherrit ende nuk dihet.