Kosova
Albin Kurti, njëriu i gjermanëve…tani po prish punë
Nuk ka kaluar shumë që kur ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, tha se Gjermania nuk ka marrëdhënie diplomatike aq të forta me askënd si me Kosovën, deri te kritikat e të dërguarit të posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, ndaj veprimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në veri, teksa kujtojmë se teksa Kurti silurohej nga Uashingtoni dhe Brukseli, zyrtarët dhe diplomatët gjermanë rinin kryesisht të heshtur
Miroslav Stojanoviç, korrespondent shumëvjeçar i Politikës nga Berlini, vlerëson se Kurti në njëfarë mënyre ka qenë zgjedhja gjermane dhe se ata i kanë qëndruar pranë me shumë zemër, sa herë që ishte e nevojshme.
“Ishte një lloj ‘betejë e vogël e Kosovës’ mes Berlinit dhe Uashingtonit, pavarësisht nga gjithë solidariteti aleat midis Gjermanisë dhe SHBA-së. Gjermania, për shembull, ishte e ashpër ndaj Thaçit. Unë besoj se një lloj fushë e minuar politike u mboll kur Hashimi u nis për Uashington, për një marrëveshje që ishte pro dhe Vucic. Pastaj Thaçi shkoi në Hagë, kurse Kurti nga ana tjetër, u prezantua para Berlinit si personalitet i përshtatshëm, një i ri, i cili nuk kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në luftë dhe nuk është i rënduar nga e kaluara luftarake, duke lënë përshtypje se ai nuk ishte në struktura të korruptuara, për të cilat, natyrisht, inteligjenca gjermane gjithmonë ka pasur informacione të mira, por asnjëherë nuk i ka bërë të ditura. Albin Kurti disa herë ka qenë nën mbrojtjen e tyre, mbrojtje politike dhe mediatike” – thotë Stojanoviq.
“Tani problemi është se ‘fëmija i pabindur’ Kurti po ua prish një pjesë të punës, që ta ndihmojnë Kosovën të ndjekë rrugën që e kanë nisur prej kohësh shumë fuqishëm, që do të thotë pavarësi e plotë. Ata janë të irrituar por edhe me sa duket nuk kanë shumë mundësi ta zëvendësojnë në këtë moment, pasi elektorati i Kurtit është i fortë, ai i mban afër votuesit, me tonet shumë të forta që përdor ndaj aleatëve, përplasjet…, Kurti ka një bazë evidente të fortë votuesish dhe largimi i tij tani nënkupton një vakum politik që nuk i përshtatet askujt në Perëndim për momentin” – theksoi Miroslav Stojanoviç