Connect with us

Rajon

I shpëtoi atentatit me 10 plumba, kush është Andrea Kalemi

51-vjecari Andrea Kalemi i njohur ndryshe edhe si Adriatik Kalemi, ka mbetur i plagosur në Greqi pasi iu bë atentat teksa pushonte në ishullin e Paxos në Greqi. E ndërkohë që Policia greke kërkon autorin e atentatit, detaje të reja janë zbuluar për 51-vjeçarin, i cili ishte i njohur edhe në Shqipëri. Në vitin 2001, ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Ndërkaq mësohet se Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së viktimës, i cili u vra me tritol teksa lëvizte me mjetin e tij në një zonë në afërsi të Saukut në Tiranë. Pak kohë më vonë, u vra në Tiranë bizesneni nga Saranda, Edmond Papa. Për vrasjen e tij “fajësohen”, Albano Velo dhe Andrew Bode. Por nuk mbeti pa u përmendur edhe vetë Kalemi./dosja.al

 

Advertisement