Connect with us

Politike

Sekuestrimi i djegësit të Tiranës/ Baçi: Bashkitë e qarkut debitore…

Dhjetë ditë pasi Prokuroria e Posaçme e vendosi nën sekuestro, duke provuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.” që ka përfituar koncesionin me vlerë mbi 128 milionë euro, është caktuar edhe administratori shtetëror i inceneratorit të Tiranës.

Impianti i mbetjeve në vijim do të administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme dhe detyrën e administratorit e ka Arjan Baçi.

Ky i fundit u prononcua për herë të parë për mediat nga inceneratori në ish-landfillin e Sharrës, duke thënë se bashkitë e qarkut të Tiranës nuk kanë shlyer detyrimet përkatëse prej tre muajsh.

Duke qenë se janë debitore, Baçi tha se u janë dërguar këtyre institucioneve të qeverisjes vendore shkresat, ku i kërkohet që të zbatojnë kontratën pasi në rast vazhdimi të mos pagesave do të krijonin kaos në mbledhjen e mbetjeve urbane.

Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompania, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe administrator jam zgjedhur unë. Puna vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat. Problematikë që pamë është se bashkitë e qarkut të Tiranës janë ende debitorë në shoqëri. Po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. I kemi dërguar shkresat për ti vënë para përgjegjësisë për ti kërkuar zbatimin e ligjit. Mos zbatimi do të sillte kaos në mbledhjen e mbetjeve”, tha Baçi.

Advertisement