Aktualitet
Kundër gurores/ Banorët në Tropojë nuk dorëzohen, sërish protestë
Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur sërish në protestë kundër gurores dhe këtë herë ata kanë bllokuar aksin nacional Firzë-sheshi i trageteve – Bajram Curri.
Banorët me bllokimin e aksit rrugor, iu bëjnë thirrje institucioneve të bllokojnë punën në guroret e zonës dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi.
Fabrika e bitumit po ndërtohet vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-sheshi i trageteve – Bajram Curri. Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.