Connect with us

Lifestyle

Ja pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës

Oreksi mund të ndryshojë si për arsye fizike ashtu edhe psikologjike, edhe nëse nuk ka ndryshuar mënyra e ngrënies ose aktivitetit fizik.

Së pari, kontrolloni kalendarin. Uria mund të vijë dhe të ikë me ciklin menstrual. Në javën para se të vijnë periodat, nivelet e progresteronit arrijnë kulmin, dhe bashkë me to edhe prirja për të ngrënë shumë; metabolizmi bëhet gjithashtu më i shpejtë gjatë kësaj kohe.

Nëse vala e fundit e urisë nuk ka lidhje me këtë periudhë të muajit, mund të jetë për shkak të stresit ose ankthit. Stresi shkakton rritje të hormonit të kortizolit, i cili, nga ana tjetër, rrit nivelet e insulinës dhe ul nivelet e sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë ju lind dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme.

Po merrni mjekime të reja? Disa ilaçe të caktuara mund të shtojnë oreksin. Uria mund të jetë gjithashtu efekt anësor i ndonjë gjendjeje shëndetësore, si çrregullim i tiroides, diabetit ose depresionit.

Nëse ju shqetëson fakti që ndiheni vazhdimisht të uritur, dhe nuk largohet për disa javë, është mirë të konsultoheni me një mjek, sidomos nëse jeni të sigurt se nuk e keni nga stresi. Gjasat janë shumë të vogla që oreksi i shumtë të lidhet me ndonjë sëmundje, por, as nuk përjashtohet si mundësi.

Advertisement