Connect with us

Bota

Shqipëria nuk u ftua në takim: Presidentja e KE shuplakë Athinës

Në Greqi u mbajt ne mbremje darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ky Greqia nuk ftoi kryeministrin Rama pasi kërkon qe me pare te lirohet Fredi Beleri duke injoruar gjykatat.

Pjesë e këtij takimi është edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila në një reagim në Twitter i ka dhenë një ‘shuplakë’ Greqisë, e cila përçan Ballkanin me të tilla akte diplomatike si lënia jashtë e Shqipërisë. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Vond der Leyen vë theksin te rrëzimi i barrierave, duke nënkuptuar se akti i Greqisë ndaj Shqipërisë është kundër vizionit europian.

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt.

Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan presidentja e KE në Twitter.

Advertisement