Connect with us

Aktualitet

Pranohet zyrtarisht MEGA-SKANDALI/ Ja personat e përfshirë…EMRAT

Shqipëria është kthyer tashmë në vendin e çudirave, ku ende pa u mbyllur një skandal, një tjetër edhe më i madh del në skenë.

Kur ende pa u tharë mirë skandali që nxori zbuluar inkriminimin e Policisë së Shtetit, pas zbërthimit të aplikacionit të kriptuar “SKY”, ku oficerë të lartë i shërbenin krimit, një tjetër ngajrje e rënndë ka ndodhur brend institucionit që ka si detyrë ruajtjen e qetësisë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka praniuar publikisht kete ngjarje dhe njofton se ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS.

“Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë”, thekson AMP-ja

Pranohet zyrtarisht MEGA-SKANDALI/ Të dhënat e sistemit TIMS iu

SKANDALI

Me anë të një postimi në Facebook, ishte fillimisht eksperti për sigurinë dhe krimin, Ervin Karamuço i cili bëri denoncimin e fortë, ku thekson se një punonjës civil i AKSH u katapultua në një pozicion Drejtues në Policnë e Shtetit

Por problemi nuk qendron tek emërimi, por te veprimi që ky ish-punonjës i AKSHI-t ka bërë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ku ka vjedhur të dhënat e sistemit TIMS.

Dhe me të drejtë profesor Karamuço pyet se për llogari të kujt i ka vjedhur këto të dhëna.

Pezullimi i zyrtartit që vodhi të dhënat e TIMS erdhi falë denoncimit të një punonjësi policie.

Postimi i Karamuços:

Super Skandal !!!

Një punonjës civil AKSHI, katapultohet me porosi nga lart brenda natës si Drejtues i Lartë në Polici të Shtetit. Pas disa ditësh kapet duke shkarkuar fshehurazi të dhëna nga TIMS. Pezullohet, nuk arrestohet dhe referohet kallzim në Prokurori.

Për llogari të kujt shkarkonte TIMS dhe për çfarë i duheshin porositësit ?

Faleminderit një oficeri të vjetër të policisë që me shumë integritet denoncoi këtë skandal…

Pas tij ishte eksperti i IT, Gent Progni ka denoncuar vjedhjen e të dhënave të Policisë së Shtetit me urdhër të Drejtorit të Departamentit të Tekonologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Në një postim në “Facebook”, Progni thotë se disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, teksa është vënë në dijeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Progni thotë më tej se Muça ka kërkuar gjithashtu me urgjencë të takojë personin përgjegjës për kamerat në ambientet ku u krye eksportimi, teksa ka bërë me dije emrat e personave të tjerë që ishin të pranishëm.

DENONCIMI i plotë i PROGNIT:

Kur dashuria nuk ka kufi dhe Ermal Beqiraj mendon qe eshte zoti ! Lexoni me poshte ! Ky njeri eshte strumbullari i cdo pislliku dhe vjedhje! Duhet arrestuar sa me pare!

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje në zyrat e Policisë së Shtetit.

ot me datë 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari (disa ditë para se të vijë ministër Taulant Balla) Ervin Muça, urdhëroi verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, te një USB e madhe që mbahej në xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje-Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Duke parë absurditetin e kërkesës, disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muço, i cili në mënyrë të menjëhershme njoftoi me email të gjithë vartësit e tij dhe vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati, që mos të përfshihen në këtë proces të jashtëligjshëm vjedhje për eksportimin e të dhënave në disqe të jashtme që shkojnë s’dihet se ku.

Si e bëri këtë punë drejtori Ervin Muça, i akuzuar dhe më parë për vjedhje të dhënash nga Tatimet (rasti publik)?

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING