Connect with us

Aktualitet

I vuri flakët pyllit me pisha në Laç, momenti kur arrestohet autori…

Drejtori i Policisë së Lezhës Alfred Elezi në një intervistë televizive është shprehur se situata e zjarrit në kurorën e gjelbër në Laç është drejt normalizimit.

Ai shtoi se situata ka qenë e vështirë për të terrenit malor dhe temperaturave të larta, por thekson se më ndihmën e helikopterëve shumë shpejt flakët mund të neutralizohen.

“Është fikur zjarri në afërsi të banesave. Jemi marrë me menaxhimin për fikjen e zjarrin dhe kemi bërë të mundur arrestimin e autorit. Zjarri po shkon drejt fikjes, kemi edhe mbështetjen dhe shpresoj të neutralizojmë së shpejti. Kemi pasur pak vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë. Autori sipas informacioneve që kemi u gjet i dehur. Ende nuk dihen detaje”, tha ndër të tjera drejtori i policisë Elezi.

Ndërkohë autori i vënies së zjarrit është arrestuar nga policia dhe bëhet fjalë për 41-vjeçarin Vladimir Hysku./ BalkanWeb

Advertisement