Aktualitet
Greqia “ndërron mendje”, pranon ndihmën nga Shqipëria për shuarjen e zjarreve
Qeveria greke “ka ndërruar mendje”, për shkak të emergjencës me flakët në vend, duke pranuar ndihmën e Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 58 zjarrfikës.
Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, duke thënë se nuk kishin më nevojë.
Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tregua e gatshme të ndihmonte Greqinë ku deri më tani janë shënuar 26 viktima nga zjarret.