Connect with us

Kosova

Bien gjethet e Dialogut, por Kurti shpreson në vjeshtë

Në intervistën e dhënë për gazetën greke “To Vima”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur ndër të tjera edhe për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka thënë se më 25 shkurt ishte arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë bazuar në modelin e dy Gjermanive, megjithatë ka theksuar se se ishte Vuçiç ai që refuzuar për ta nënshkruar.

Numri një i Qeverisë së Kosovës ka thënë se kryediplomati i Bashkimit Europian Borrell dhe emisari Lajcak do të duhej të kishin insistuar që presidenti serb të vendoste firmën mbi marrëveshje.

Albin Kurti kur ka folur për dialogun dhe ka theksuar se shpreson që Borell dhe Lajcak të insistojnë gjatë vjeshtës për zbatimin e marrëveshjes, duke përsëritur kërkesën e Kosovës për zbatim të shpejt dhe pa kushte.

Advertisement