Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kurti – Vuçic & Asociacioni/ Ballë për ballë në Bruksel

Pas tashmë tri muaj “mosekzistence” të dialogut Kosovë-Serbi, 14 shtatori do t’i gjejë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, brenda një takimi të Nivelit të Lartë dhe trilateral në Bruksel. Këtë datë e njoftoi vetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Në qershor Kurti dhe Vuçiq ishin thirrur nga BE që “pa kushte” të takoheshin, por se Aleksandar Vuçiq ishte ai që kishte refuzuar kategorikisht takimin me Kurtin, ç’gjë ai quante “të pakuptimtë” ngase shprehej se “nuk mund të bisedoj me dikë që s’dëshiron të bisedojë”. Megjithatë, ndërmjetësi special i BE-së, Miroslav Lajçak, në takimin e ditëve të fundit me dy liderët, njoftoi për përgatitje të një takimi të Nivelit të Lartë, me përqendrim në zbatimin “e të gjitha marrëveshjeve të dialogut” si dhe nga pala kosovare “zbatimin e deklaratës së 3 qershorit të BE-së”, deklaratë kjo që kishte kërkesë tri-pikëshe për shtensionim të situatës në veri. Takimi i fundit ishte ai i 2 majit kur Ekipi Menaxhues kishte shpalosur draft-Statutin e Asociacionit të Komuanave me shumicë serbe, draft ky i cili ishte refuzuar në plotni nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e vlerësonte për “dëshirë të zjarrtë për Republika Srpska” në Kosovë, dhe në mëse 60 pika të saj si “anti-kushtetuese”. Drafti që u soll në tryezë, thoshte Kurtu, në themel e shkel Kushtetutën e Kosovës derisa vazhdonte të elaborojë “tri shtyllat” për bëshmërinë e Asociacionit: Kushtetuetshmëria, Letra e Mogherin-it dërguar Isa Mustafës dhe Op/Ed i 31 janarit nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Kurti kishte paraqitur edhe “një draft-vizion” për Asociacionit që si referencë ka modelin kroat për të drejtat e pakicës serbe atje. Kjo gjë, nuk ishte pranuar nga pala serbe. Drafti i Ekipit të Menaxhimit, në anën tjetër, pasqyronte “dëshirë të zjarrtë” për Republika Srpska në Kosovë, tha ai.

Advertisement