Connect with us

Politike

Bashkimi me Berishën/ Bardhi: E vetmja rrugë kundër Ramës

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh këtë të mërkurë, se bashkimi me grupin e Berishës ishte një hap pozitiv.

Gjatë një interviste për mediat, Bardhi tha se kjo është e vetmja rrugë që duhet të provohet, pasi konflikti nuk do ta çojë askund PD-në, teksa theksoi se nëse kryeministri Edi Rama vendos për kreun e grupit të PD-së, ka marrë fund parlamentarizmi.

Bardhi: Është një hap pozitiv, e vetmja rrugë që duhet të provohet. Nëse Rama vendos kreun e gurpit të PD ka marrë fund parlamentarazimi. Është mbledhja e deputetëve që cakton apo jo kreun e grupit.

Advertisement