Connect with us

Sport

Nuk ka fund tersi për Neymar, dëmton krahun gjatë stërvitjes

Që nga kalimi në në Arabinë Saudite, Neymar nuk ka luajtur ende asnjë minutë me Al-Hilal.

Braziliani është zyrtarisht i dëmtuar, por gjithsesi i është përgjigjur ftesës së kombëtares së Brazilit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026.

Megjithatë mediet braziliane raportojnë se në seanca e fundit stërvitore nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar për ish-lojtarin e Paris Saint-Germain.

Pas një goditjeje, braziliani u rrëzua në tokë në krahun e djathtë, të cilin e dëmtoi dhe ndërpreu menjëherë stërvitjen, ndërsa u fashua menjëherë nga stafi mjekësor.

Ende nuk dihet nëse Neymar do të jetë në gjendje të luajë me skuadrën e Brazilit për kualifikueset.

Advertisement