Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Kosova “hyn” në NATO/ Deklarata e Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret më 7 shtator në Bruksel presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Temë kryesore e takimit pritet të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Po ashtu, Osmani dhe Stoltenberg pritet të bisedojnë për angazhimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë. Në selinë e NATO-s, Osmani do të ketë edhe takime të tjera, përfshirë me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer. E para e shtetit po ashtu do të takohet me shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith dhe me përfaqësues të shteteve të tjera anëtare të aleancës ushtarake perëndimore. Që kur u rritën tensionet në fund të majit në veri të Kosovës, NATO vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve në rajon që të përmbahen nga veprimet që do të rrisnin edhe më shumë tensionet dhe të bëjnë hapa për qetësimin e situatës. Aleanca po ashtu ka përsëritur se mbetet e përkushtuar që përmes KFOR-it të sigurojë qetësi dhe siguri për të gjithë në Kosovë. Pas rritjes së tensioneve, NATO-ja rriti edhe numrin e ushtarëve të KFOR-it. Stoltenberg në të kaluarën disa herë ka deklaruar se aleanca ka forca të mjaftueshme për të zbatuar misionin e saj në Kosovë. Kosova, ndërkaq, ka shprehur ambiciet e saj për të ecur drejt integrimit në NATO, së pari përmes përfshirjes në Programin e Partneritetit për Paqe e më pas të bëhet anëtare e aleancës.

Advertisement