Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | “Lufta” që shkaktoi NATO në Kosovë

Fjalët e thëna dje nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, shkaktuan shumë reagime. Ky i pari, la të kuptohet se jo veç Forca e Sigurisë së Kosovës, por edhe Policia e Kosovës, duhet të marrë leje nga misioni i KFOR-it për zbarkim në veri. Opozita reaguan të parët, por zyrtarë të pushtetit, tash po “u gjuhen” atyre duke i akuzuar për keqinterpretim të deklaratave. Çka u tha? Fillimisht, le t’i rikujtojmë edhe një herë fjalët e Stoltenberg. Që në fillim të konferencës, ai tha fjalët që më pas do të komentoheshin shumë. “Në përputhje me zotimin e Prishtinës në vitin 2013, çdo zbarkim i trupave të FSK-së në veri të Kosovës kërkon bashkërendimin me KFOR-in. Dhe ne presim konsultime domethënëse dhe me kohë të çdo veprimi nga FSK-ja apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë ambientin e sigurisë,” – u shpreh ai. Dhe jo veç një herë, dy herë e dha sqarimin e tij Stoltenberg, pasi që për këtë çështje, u pyet edhe nga gazetarët prezentë në konferencë. “Nuk është një kërkesë e re, është kusht që kanë qenë për një kohë të gjatë. Secili zbarkim i Njësive Speciale duhet të aprovohet nga KFOR-i dhe ka një nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt nga autoritet në Prishtinë dhe KFOR-it për çdo zbarkim që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë.” – u shpreh ai. Çka bëri më pas pushteti? Fillimisht, eksponentë të opozitës reaguan ndaj këtyre fjalëve, duke cilësuar se krejt kjo, po ndodhë për shkak të veprimeve të pushtetit, pra presidentes Osmani e kryeministrit Kurti. Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj u shpreh se procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës.

Advertisement