OPINION
‘Dekada e mashtrimit’, Dervishi: Rama ka përkeqësuar luftën kundër korrupsionit
Analisti Lutfi Dervishi, ka renditur disa nga premtimet e pambajtura të qeverisë Rama, të cilat analisti i cilëson si ‘mashtrime me 5 yje’.
Në statusin e tij, Dervishi shprehet se 10 vite më parë PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premtime që do t’i realizonte gjatë mandatit të parë. Por në mes të mandatit të tretë, jo vetëm që nuk ka realizuar premtimet bazë, por ka përkeqësuar edhe gjendjen sidomos luftën kundër korrupsionit.
REAGIMI:
Dekada e mashtrimit me 5 yje… (2)
10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premtime që do t’i realizonte gjatë mandatit të parë. Në mes të mandatit të tretë jo vetëm nuk ka realizuar premtimet bazë, por ka përkeqësuar gjendjen sidomos në luftën ndaj korrupsionit, kapjes shtetit dhe krimit të organizuar.
ZERO taksë për miellin, qumështin, bukën, vezët, ilaçet.
Ç’montim i monopolit dhe kartelit të grurit, sheqerit, orizit, vajit, barnave, karburanteve.<
Ujë i pijshëm për të gjithë
Zgjerimin e mëtejshëm të Portit të Durrësit
Pensione jo më të ulta se 40% e pagës mesatare!
Buxheti arsimit 5%
Fond për strehim të përballueshëm.
Miratim legjislacioni që të rrisë afatin e garancisë për blerjen e produkteve të reja elektronike, elektron shtëpiake dhe produkte të tjera të kushtueshme për familjet
Do ta kthejmë Kuvendin nga një institucion monokratik ku ratifikohen vendimet autokratike të qeverisë, në qendrën e gravitetit politik e vendim marrës për Shqipërinë
Dhe qershia mbi tortë:
Lufta ndaj korrupsionit, kapjes shtetit dhe krimit të organizuar
E shkruar e zeza mbi të bardhë në të vetmin program me shkrim që i gjendet sot PS-së
“Për ne socialistët nuk ka ekuivok: të qenit i varfër nuk do të thotë as të jesh fatkeq, as të jesh i paaftë, po të kesh një qeverisje të keqe”.