Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ Qentë e rrugës sulmojnë punonjësen e pastrimit

Qentë e rrugës vijojnë ende të jenë problem në disa qytete të vendit, pasi shpesh ata formojnë kope duke u bërë kërcënim për qytetarët. Nuk janë të pakta rastet e banorëve të kafshuar nga qentë e rrugës, të cilët, ndër të tjera, janë edhe mbartës të sëmundjeve vdekjeprurëse.

Një rast i ngjashëm raportohet të ketë ndodhur në Peshkopi, ku një pastruese e qytetit është sulmuar nga qentë dhe ka marrë plagë të shumta në këmbë dhe në shpinë.

Ka qenë një qytetare dhe bashkëshorti i saj ata që e kanë ndihmuar zonjën dhe e kanë shoqëruar në spital, nga ku kanë ndarë dhe pamjet nga gjendja e zonjës.

Qytetarët thonë se qentë e rrugës janë kthyer në një problem të madh në Peshkopi. Sipas tyre ky problem bëhet edhe më serioz tani që fillon shkolla dhe fëmijët s’kanë si të lëvizin nga frika.

Advertisement