Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Serbia kërcënon me pranga/ Një drejtor në burg

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i bëri thirrje të dielën, siç e quajti ai, regjimit radikal të Serbisë ta lirojë drejtorin e ri të Komunës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, për të cilin tha se u arrestua më 9 shtator dhe po mbahet në Rashkë, jugperëndim të Serbisë. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të shtunën vonë se politikani serb i Kosovës Radimiroviq u arrestua së bashku me të fejuarën e vet. Nikolla është i biri i zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radimiroviq. Rashiqi tha më 10 shtator në një konferencë për media në Prishtinë se “arsyeja për arrestimin e Nikollës është presioni ndaj Radoicas.” “Guxoj të them se kjo është pjesë e metodologjisë së shantazheve”, theksoi Rashiq. Radimiroviq u emërua drejtor i Administratës së Komunës së Leposaviqit pas zgjedhjeve të prillit në katër komunat me shumicë serbe në veri, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë dhe të cilat u bojkotuan dhe u kundërshtuan nga serbët – duke çuar në tensionimin e gjendjes. Ai e përshkroi gjendjen si “më të vërtetë dramatike”, duke shtuar se “është një metodologji e cila po zbatohet që 7-8 vite, kur them aq vite, rasti im personal zgjatet kaq shumë. Sa herë jam përpjekur ta kaloj kufirin jam ndaluar [nga policia serbe] për disa orë, çdo herë. Unë zakonisht shkoj [në Serbi] për vizita familjare.” Rashiq tregoi se Radimiroviqi ishte ndaluar në pikën kufitare në Leposaviq për më shumë se tetë orë, para se të dërgohej në një stacion policor në Rashkë, ku është duke u mbajtur në pritje të gjykatësit paraprak.

Advertisement