Connect with us

Kronike

‘Kontrolle në kufirin greko-shqiptar’, detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarëve

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me masakrën në Greqi, ku humbën jetën 6 shqiptarë.

Sipas informacioneve mësohet se autoritetet greke janë duke kryer kontrolle të vazhdueshme në kufirin greko-shqiptar dhe në aeroporte. Sakaq Londo tha se edhe viktimat kanë qëlluar me armë zjarri

“Ka pasur shkëmbim zjarri në Lucë. Nga ky shkëmbim zjarri kanë mbetur të vdekur 6 persona, njëri prej tyre dyshohet të jetë shoferi. Sipas autoriteteve greke, janë gjetur 25 plumba. Targat gjermane janë false. Autorët dyshohen të jenë shqiptarë, sipas të dhënave të dëshmitarëve rezultonin, si dhe nga dokumentet e gjetura. Autoritetet greke kanë dhënë urdhër në të gjitha pikat kufitare të ketë kontroll  të vazhdueshëm për autorët e krimit. Hetimet janë në vijim. Këto janë informacione paraprake, pasi ngjarja ka ndodhur 2 orë më parë. Nuk ka qenë thjesht një ekzekutim, pasi ka pasur të shtëna dhe nga viktimat”, tha gazetarja Londo./ balkanweb.

Advertisement