Kosova
Ja plani afatgjatë i Prishtinës/ Ish ministri: Të mos lejojë kurrë që serbët të kthehen në Kosovë
Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe ish-ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dallibor Jevtiç, ka thënë se qëkurse ka ardhur në pushtet Albin Kurti, askush nuk po flet për kthimin e serbëve në Kosovë, dhe se ata që jetojnë atje akoma, përballen pothuajse çdo ditë me presione, arrestime të reja dhe sulme ndaj pronave
“Kurti pohon se Kosova është vendi më demokratik në rajon, dhe për sa e dëgjon, thua se Kosova është vendi ku lulëzojnë trëndafilat dhe gjithçka është ideale. Por realiteti në terren është krejt ndryshe. Realiteti janë sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve, shtimi i krimit që kur Kurti eshte në pushtet, aferat korruptive në të cilat aktorët kryesorë janë qeveritarët” – deklaroi Jevtiç
Duke folur për situatën në Kosovë, ai theksoi se çdo ditë po përkeqësohet dhe pozita e popullit serb po bëhet gjithnjë e më e keqe, qofshin ata në jug apo në veri të Ibrit.
Ai gjithashtu theksoi se sa herë që vjen një raund i ri i dialogut, “në terren kemi gjithnjë e më shumë probleme, incidente, sulme, më shumë aksione policore me pretekste të ndryshme ” dhe se beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë hapin e parë, i cili duhet të jetë në kontekst, jo vetëm të një paralajmërim apo kritika deklarative, por me masa konkrete që do të kontribuojnë në sanksionimin e atyre që nuk e zbatojnë atë që është rënë dakord.