Politike
U emërua si reporter për konfiskimin e aseteve ruse/ Berisha: Basha ka eksperiencë me rusët
Kryetari i PD, Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët me Gazment Bardhi dhe deputetët, u pyet se çfarë mendonte për pjesëmarrjen e Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit të Europës për asetet e konfiskuara ruse.
“Eksperiencë me rusët ka ai”. ishte përgjigja e Berishës.
Basha është emëruar si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Vendimi është marrë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilët kanë votuar unanimisht pro Bashës.