Politike
Gjyqi ndaj Belerit/ Dule: Po i shkelen të drejtat e njeriut
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ishte këtë të enjte në seancën gjyqësore të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, i cili mbahet i burgosur nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Për mediat, ai tha se fakti që Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin është një shkelje flagrante e pajustifikuesheme dhe një precendet tepër i rrezikshëm.
“Ndalohet të kryejë betimin si kryebashkiak i zgjedhur në shkelje edhe të precenteve të krijuara gjatë viteve te shkuara në vendin tonë. Mjafton tju përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua jo vetëm të kryejë betimin si deputet për të vazhdohë aktivitetin e tij parlamentar. Gjithashu një koleg deputet, i cili pasi iu hoq mandati, ishte i paraburgosur vazhdoi të ushtronte të drejtat e tij si parlamentar me prani fizike në sallën e parlamentit.
Cfarë ka ndryshuar në legjislacionin shqiptar, që z.Beleri po i shkelet kjo e drejtë elementare?
Drejtësia duhët që “pataten e nxehtë”, ta trajtojë me frymën e e ligjit me germën e ligjit. nuk aka asnjë arsye që z.Beleri të qëndrojë qoftë edhe në sekond i burgosur.
Nuk kemi ende vendim gjykate. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë procesin gjqyqësor i cili ende nuk ka filluar. Fakti që z.Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin është një shkelje flagrante e pajustifikuesheme, papranueshem dhe një precendet tepër i rrezikshëm.
Mesa u njoftofa, ministri Ikonomi do të vizitojë nesër z.Beleri në Durrës.
Në proceset zgjedhore të paraburgosurit dhe të dënuarit që nuk u janë ndaluar të drejtat politike me vendim të prerë gjykate, a nuk shoqërohen për të ushtruar të drejtën e votës.
Në një kohë që zbatohen këtëo praktika, pse ky dallim për z.Beleri?
I pyetur nëse ka një emër tjetër për zgjedhje të tjera në këtë bashki, Dule tha se himariotët e kanë zgjedhur kryebashkiakun e tyre, dhe se nuk do të zhvillojnë të tjera zgjedhje deri në përfundim të 4-vjeçarit.
Në republikën e Shqipërisë, zgjedhjet për pushtetin vendor kryehen një herë në 4 vite. Himariotët kanë zgjedhur kryetarin, e bashkisë është Beleri dhe zgjedhjet e jera do të kryehen në përfudnimin e mandatit 4 vjeçar. Kur flet sovrani nuk ka Parlament dhe gjyqësor t’i kundërvihet.”