Kronike
Aksidentohet për vdekje 38-vjeçari shqiptar në Itali, po udhëtonte me skuter
Një aksident i rëndë kandodhur mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar. Mediat e huaja raportojnë se 38-vjeçarii cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë. Goditja e parë nuk mjaftoi dhe mësohet se një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.
Lajmi ne perditesim
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tezze sul Brenta, Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, Altin Lekaj, ka humbur jetën. Mediat e huaja raportojnë se 38-vjeçari teksa po lëvizte me skuter është përplasur me një makinë që i vinte përballë. Ai jetonte pranë vendit të aksidentit me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri dhe tre fëmijët e tyre të mitur, raportojnë mediat italiane. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por raportuan se 38-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiaku, Luigi Pellanda, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjes së shqiptarit. “Ky është një lajm që askush nuk do të donte ta merrte kurrë. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës, ata janë një familje e njohur. Policia më njoftoi sapo ndodhi aksidenti. Altin Lekajn nuk e njihja personalisht, por në fshat mësova se ai ishte shumë i pëlqyer nga ata që e njihnin edhe për një person gazmor”, tha kryebashkiaku i Tezze. Sipas mediave italiane, pas përplasjes me makinën që i vinte përballë, një tjetër automjet e ka përplasur sërish duke mos e shmangur dot 38-vjeçarin.