Connect with us

Kronike

E qëlloi me dy plumba në kokë, greku i lumtur me vrasjen e babait shqiptar

Kanë dalë pamjet e momentit të ekzekutimit të 39-vjeçarit shqiptar që u vra me dy plumba në kokë nga një i moshuar grek, ndërsa punonte në një parking.

39-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve të mitur, punonte prej dis akohësh në parking për të ushqyer familjen, por sot ishte dita e tij e fundit e punës.

Një 68-vjeçar grek, njeri probematik sipas fqinjëve, pasi ka debatuar me fjalë me shqiptarin, ëhstë njitur në shtëpi, ka marrë armën dhe ka qëlluar dy herë mbi 39-vjeçarin.

Siç shihet edhe në video, pamjet janë mjaft të rënda. 68-vjeçari afrohet mjaft i qetë dhe e qëllon shqiptarin me plumb në kokë, e ndërsa 39-vjeçari bie në tokë, greku e qëllon dhe njëherë tjetër.

Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë pranë skenës së të shtënave dhe foli për protothema.gr, autori nuk kishte as makinë dhe në fakt shfaqte sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

“Ata u grindën. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty”. Priti me këmishë të hapur që të arrestohej. Ai ishte një burrë i çuditshëm Para dy vitesh ka bërë një aksident automobilistik. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi gruaja.

Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar tha se ai shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

Advertisement