Connect with us

Politike

Në burg për blerje votash, Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Një seancë për ndryshim te masës së sigurisë, po mbahet ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për çështjen e Fredi Belerit.

Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe   avokatët grekë, të cilët do të mbajnë konferencë në Tiranë për çështjen Beleri.

Avokatët e Belerit kanë paraqitur kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë për Belerin

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

Advertisement