Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Vajkanit në Fier.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje ndodhen 5 automjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës dhe Rroskovecit të cilat po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.