Connect with us

Aktualitet

Gjenden 204 pako kontrabandë, në pranga punonjësit e postës private

Dy punonjës të një poste private janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për futjen e mallrave kontrabandë.

Blutë bëjnë me dije se mallrat janë gjetur në një maazinë në lagjen “5 Maj” në Tiranë. Magazina ishte në pronësi të një poste private, ku në të cilën gjatën kontrollit të policisë janë gjetur 204 pako pa doganë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Advertisement