Aktualitet
Prej 1 muaj i shtruar në spital, Fatos Nano del nga spitali
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/fatos-nano.jpg)
Ish-kryeministri Fatos Nano është liruar ditën e sotme nga spitali. Mësohet se lideri historik i PS-së, me ambulancën e spitalit privat është dërguar në banesën e tij në Tiranë.
Nano vuan nga sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK, e cila të jep probleme me frymëmarrjen. Nano në spital ka qëndruar i shtruar për rreth një muaj ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)