Connect with us

Politike

Basha mesazh Berishës: Koha kur merreshim me njëri-tjetrin mbaroi! Aleanca e kullave s’do e mbajë peng PD-në

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh palës tjetër në parti, se nuk ka ndërmend që të merret me ta, me akuza dhe kundër akuza, siç ka ndodhur përgjatë 1 viti e gjysmë. Në një deklaratë për mediat, para nisjes së seancës parlamentare, Basha tha se kjo kohë ka përfunduar dhe se ne fokus të tij do të jenë vetëm qytetarët, me të cilët po zhvillon takime ditë pas dite. “Për një vit e gjysmë PD ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vet, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të halleve të shqiptarëve, ka marrë fund ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit. Aleanca e kullave nuk do ta mbajë peng PD”, tha Basha.

Advertisement