Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Përgjigjet finale për Kurtin/ Escobar flet hapur

“Të lutem mos (na) humb kohë”.Ky ishte mesazhi ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga top-diplomati amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për The Pavlovic Today, në intervistën e tretë me rradhë ditëve të fundit, ku foli gjerësisht për ngjarjet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. “Nuk e di pse po bën kështu”. Ky ishte komenti i tij rreth letrës që Kurti i dërgoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ku siç tha ai në një konferencë për shtyp, i ka njoftuar vendet perëndimore “për deformimin e procesit të dialogut nda ndërmjetësi Miroslav Lajçak”. “Është faktualisht gabim”. Përmes kësaj përgjigje Escobar e përkufizuoi krejt vlerësimin e Departamentit amerikan të Shtetit rreth përmbajtjes së letrës së pranuar nga Kurti; e ku madje Escbar dha edhe detaje rreth asaj se çfarë ka pretenduar kryeministri në atë copë letër. “…thotë që Borrell dhe Lajçak po koludojnë (kanë marrëveshje të fshehtë) me Rusinë për qasje të anshme kundër Kosovës”. Escobar thotë se DASh e sheh procesin e normalizimit të marrëdhënieve nga afër dhe se nuk bëhet fjalë për anshmëri, siç pretendon Kurti për një ‘konspirim’ mes Lajçakut dhe Vuçiqit në dëm të Kosovës. E ndaj Lajçakut dhe Borrell-it, Escobar thotë se duhet të ndalohen sulmet, e në rend të parë të dënohet nga Kurti dhe Vjosa Osmani. Që të merr tepër shumë vëmendjen nga fjalët e Escobar-it është një frazë. Thotë se “jo të gjitha” sulmet po vinë nga Kurti, që lë të kuptojë se ka sulme ndaj Lajçakut dhe Borrellit që po vinë nga Kurti, veçse “jo të gjitha”.

Advertisement