Connect with us

Aktualitet

Vizita e Napolitanos në Tiranë, ja çfarë thoshte: Vendi juaj është në BE

Ish-Presidenti italian Giorgio Napolitano u nda nga jeta sot në moshën 98-vjeçare. Ai prej disa vitesh vuante nga një sëmundje që e mundi vetëm ditën e sotme. Por gjatë kohës së tij si President i Italisë, Napolitano ka vizituar dhe Shqipërinë në vitin 2014. Në fjalën e tij praa Parlamentit por edhe në takimin me homologun e atëhershëm, Bujar Nishani, Napolitano theksoi se Italia do të jetë avokati i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Duam të vazhdojmë të jemi avokati i Shqipërisë dhe personalisht jam i bindur se herët a vonë do të arrijmë të fitojmë kauzën e hyrjes së Tiranës në Bashkimin Europian. Vendi i Shqipërisë është në Europë”, deklaroi Napolitano gjatë mëngjesit me presidentin e ndjerë Bujar Nnishani.

Advertisement