Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së/ Babai i Dritan Goxhajt: Krenar për tim bir

Babai i ish ushtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me çështjen e arrestimit të djalit të tij. Ish gjenerali Dilaver Goxhaj në një intervistë ka reaguar mbi urdhërin e Gjykatës Speciale në Kosovë ndaj djalit të tij. Goxhaj ka dhënë detaje se djali i tij ndodhet i qetë dhe krenar në burg për misionin e kryer dhe mbështetjen në pavarësinë e Kosovës. A i shprehet se djali i tij është sulmuar për fjalën e lirë dhe se nuk ka peshën e asnjë faj në ndërgjegjen e tij.

Nga ana tjetër ish gjenerali ka komentuar pranimin e kërkesës që ka bërë Gjykata e Tiranës për ta ekstraduar djalin e tij në Hagë, edhe shpreh bindjes se hallkat e tjera të gjyqësorit nuk do ta lejojnë shkuarjen e tij për llogari të Gjykatës Speciale.

Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I bindur se drejtësia shqiptare do të jetë drejtësi demokratike”, tha ai.

Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Goxhaj akuzohet si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Advertisement