Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Çfarë arrin Kurti duke refuzuar BE & duke prishur marrëdhëniet me SHBA – Shkrim nga NTV

Duke refuzuar uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe duke minuar, sipas emisarëve të BE-së, dialogun e Brukselit, Albin Kurti po hyn në një konflikt gjithnjë e më të hapur me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara, duke llogaritur se kështu do të rrisë vlerësimin e tij në elektoratin shqiptar. Por sipas shumë analistëve, kombinatorja politike mund të mbingarkohet dhe të bëj që kryeministri Kurti të përfundojë në qorrsokak. Analistët nga Beogradi, Prishtina dhe Tirana theksojnë se mesazhet gjithnjë e më të ashpra që i vijnë Kurtit nga Uashingtoni, por edhe nga Brukseli, deri më tani nuk kanë bërë që kryeministri i Kosovës të ndryshojë kurs dhe të heqë dorë nga qëndrimi i tij “i ashpër” në dialogun me Beogradin Përkundrazi, që nga dështimi i raundit të fundit të dialogut, ku Kurti refuzoi të pranojë propozimin e kompromisit të BE-së, autoritetet e Kosovës e kanë ashpërsuar edhe më shumë retorikën e tyre, duke i thënë Listës Serbe se “do të vuajnë dhe do të paguajnë”, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të arrestohet nëse nuk ka leje nga Prishtina zyrtare për të hyrë në Kosovë Gjithashtu veprimet e Policisë së Kosovës të drejtuara kundër serbëve, pra arrestimet, vazhdojnë pa konsultime paraprake me misionin e KFOR-it, edhe pse këtë e ka kërkuar konkretisht shefi i NATO-s, Stoltenberg. Kurti është paralajmëruar disa herë nga diplomatët e Uashingtonit se SHBA-ja ka investuar shumë në Kosovë dhe se kryeministri i Kosovës tani mund t’i dëmtojë seriozisht ato marrëdhënie. Analisti Ilir Mirena theksoi se i gjithë arsenali propagandistik i qeverisë së Kosovës tani ka për qëllim nxitjen dhe thellimin e urrejtjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj Perëndimit, veçanërisht ndaj SHBA-ve, dhe se retorika e tillë e qeverisë aktuale nuk do të ndalet derisa Kurti dhe Vetëvendosje të shohin se si shqiptarët e Kosovës do djegin flamurin amerikan” . Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery, ka thënë se Albin Kurti po shkatërron marrëdhëniet me Perendimin dhe po sillet në një mënyrë që është e pafalshme dhe nuk po u bën asnjë nder shqiptarëve të Kosovës Drejtori i agjencisë së hulumtimit të opinionit publik “Faktor plus” Vladimir Pejiq vlerëson se retorika e ashpër nacionaliste e Kurtit dhe kundërshtimi i tij ndaj SHBA-së dhe BE-së mund ta çojnë kryeministrin në një rrugë pa krye. Albin Kurti merr popullaritet dhe njëfarë fuqie nga kjo retorikë nacionaliste, dhe ai ka përvojë të mjaftueshme për të gjykuar se kur mund ta materializojë politikisht dhe të thërrasë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kur t’i përshtatet, në mënyrë që të marrë sa më shumë vota,” -Deklaroi Pejiç, duke shtuar se një sjellje e tillë, kur bëhet fjalë për Kurtin, mund të jetë politikisht fatale.

Advertisement