Connect with us

Kosova

Di apo nuk di Vuçiç se kush e organizoi grupin e armatosur në Veri/ Jakshiç: Rasti i dytë më i rrezikshmi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia është në gjendje të rëndë dhe se ky është momenti më i vështirë për vendin dhe popullin serb, që nga viti 2004 dhe 2008. Sipas tij, fajtori kryesor për situatën aktuale është kryeministri I Kosoves Albin Kurti, i cili dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n, teksa dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë policë serbë në veri, sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund konflikteve.

Për momentin realisht kemi shumë pyetje të hapura, thotë analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiq për DW. “Para së gjithash, çfarë kërkonte grupi i armatosur i serbëve në manastirin e Banjskës dhe cili ishte qëllimi i vendosjes atje”, shton ai. Në anën tjetër, sipas Jakshiq, ende nuk dihet pse  Policia e Kosovës akoma nuk e ka bërë të ditur identitetin e serbëve të arrestuar. Pra, ka një sërë paqartësish, por dimensioni politik është pakrahasueshëm më i rëndësishëm se të gjitha të tjerat.

Boshko Jakshiç u shpreh se “nuk mendon se pas këtij veprimi qëndron Vuçiçi, por kjo e bën problemin edhe më serioz”. Sipas tij, “Kjo mund të nënkuptojë se presidenti Vuçic nuk e ka, ose e ka humbur kontrollin mbi nacionalistët militantë dhe duhet qartesuar nese kane dore edhe ruset.

“Nuk është as në interesin e Kurtit që konflikti të përshkallëzojë, e aq më pak është në interesin e Beogradit. Kjo do të thotë rikthim në status quo, që është situata më e keqe, sepse mua më duket se një gjë e tillë i përshtatet më së shumti Kurtit dhe Vuçicit, pavarësisht se ky status prishet ndonjëherë nga disa incidente. Por të krijohet përshtypja se ajo që quhet bashkësia ndërkombëtare nuk ka metoda efektive për të ushtruar presion mbi të dy për të bërë një lloj përparimi” – theksoi Boshko Jakshiç.

Advertisement